23 Qershor 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Armela Artur Hasantari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës, si dhe nenit 12, pika 1, të ligjit nr.9877 datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Armela Artur Hasantari emërohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9656
Tiranë, më 23.06.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI