15 Mars 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Enkeleda Softa, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Enkeleda Softa, emërohet gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9461
Tiranë, më 15.03.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI