26 Maj 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Kseanela Sotirofski, Rektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E REKTORIT TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 39, pika 8 të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve në universitetet publike, përcjellë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Kseanela Sotirofski, emërohet në postin e autoritetit drejtues, Rektor, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 9617
Tiranë, më 26.05.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI