23 Qershor 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj.Matilda Sabah Fetau, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës, si dhe nenit 12, pika 1, të ligjit nr.9877 datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Matilda Sabah Fetau emërohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9653
Tiranë, më 23.06.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI