22 Shkurt 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Milva Ekonomi, ministre të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Milva Ekonomi, emërohet ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9451
Tiranë, më 22 Shkurt 2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI