Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Shpresa Kureta, ambasadore në Republikën e Polonisë, rezidente, dhe në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë, Republikën e Ukrainës, jorezidente

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Znj. Shpresa Kureta, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, në Republikën e Letonisë, në Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8549
Tiranë, më  29.04.2014 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                               BUJAR NISHANI