Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Suela Janina, ambasadore në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezidente, në Mbretërinë e Belgjikës, rezidente, si dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezidente

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Znj. Suela Janina, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident, emërohet edhe në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident, si dhe në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8774
Tiranë, më  05.11.2014 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                               BUJAR NISHANI