8 Nëntor 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Vojsava Osmanaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 12, pika 3, të ligjit nr.9877 datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Vojsava Osmanaj emërohet gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9825
Tiranë, më 08.11.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI