Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Yrfet Hasan Shkreli, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet

Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Yrfet Hasan Shkreli, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet

D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës, si dhe nenit 12, pika 1, të ligjit nr. 9877 datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Yrfet Hasan Shkreli emërohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9652
Tiranë, më 23.06.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI