21 Nëntor 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Brikena Ukperaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 12, pika 1 dhe pika 3, të ligjit nr.9877 datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Brikena Ukperaj emërohet gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9866
Tiranë, më 21.11.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI