Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Edi Rama, Kryeministër të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Edi Rama, Kryeministër të Republikës së Shqipërisë

D E K R E T
PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të partive që kanë shumicën e vendeve në Kuvend,

D E K R E T O J

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. dekretit: 8302                               
Tiranë, më 10.09.2013

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS    
                        

                  BUJAR NISHANI