Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Gentian Hamiti, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Gentian Hamiti, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë

D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës, të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 70, pika 5, të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe të nenit 113 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Gentian Hamiti, emërohet gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi në datën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative.

Nr. Dekretit  8252
Tiranë, më 16.07.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

   BUJAR NISHANI