6 Maj 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Gjergj Teneqexhiu, ambasador në Japoni, rezident
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Gjergj Teneqexhiu, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9575
Tiranë, më 05.05.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI