Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

D E K R E T

PËR

EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 12, pika 1 dhe pika 2, të ligjit nr.9877 datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Idriz Mulkurti emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9868
Tiranë, më 21.11.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI