Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Petrit Çeno, anëtar të Gjykatës së Lartë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Petrit Çeno, anëtar të Gjykatës së Lartë

D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Petrit Çeno, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8395
Tiranë, më  22 nëntor 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            
                                                     BUJAR NISHANI