24 Prill 2013 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, kryetar të Gjykatës së Lartë
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E KRYETARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Xhezair Zaganjori, emërohet kryetar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8120
Tiranë, më 24 prill 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI