Presidenti Nishani dekreton emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Vladimir Veip Avdiaj

Presidenti Nishani dekreton emërimin në detyrë të Komandantit të Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Vladimir Veip Avdiaj

D E K R E T
PËR
EMËRIM NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS AJRORE

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, si dhe gërmës “c”, të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Vladimir Veip Avdiaj emërohet në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 9208
Tiranë, më 19.08.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS


                                   BUJAR NISHANI