14 Tetor 2013 Presidenti Nishani dekreton fillimin e funksionimit të gjykatave administrative
D E K R E T
PËR
FILLIMIN E FUNKSIONIMIT TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 70, pika 5, të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, me propozim të Ministrit të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Funksionimi i gjykatave administrative fillon më datë 4 nëntor 2013.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8349
Tiranë, më 14.10.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI