8 Nëntor 2013 Presidenti Nishani dekreton kthimin e ligjit nr. 161/2013
D E K R E T
PËR
KTHIMIN E LIGJIT NR. 161/2013 “PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV ME FUQINË E LIGJIT, NR. 5, DATË 30.9.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 152/2013 “PËR NËPUNËSIN CIVIL””.
Në mbështetje të neneve 93 dhe 85, pika 1 të Kushtetutës
D e k r e t o j
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 161/2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 30.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil””.
Nr. Dekretit 8383
Tiranë, më 08.11.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI