9 Janar 2015 Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 177/2014
D E K R E T
PËR
KTHIMIN E LIGJIT NR. 177/2014 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8588, DATË 15.3.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 177/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.”
Nr. Dekretit 8894
Tiranë, më 09.01.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI