8 Janar 2015 Presidenti Nishani dekreton largimin nga detyra të prokurorit Rushit Hamzallari për shkak të plotësimit të moshës për dalje në pension
D E K R E T
PËR
LARGIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 149 pika 3 të Kushtetutës, si dhe të nenit 8, pika 2, gërma “c” dhe të nenit 27, pika 1, gërma “b”, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Rushit Hamzallari, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shkak të plotësimit të moshës për dalje në pension, largohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8890
Tiranë, më 8 Janar 2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI