16 Gusht 2012 Presidenti Nishani dekreton lirim dhe emërim në detyrë nr. 7750
D E K R E T
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3 të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Major Zyber Fasli DUSHKU, lirohet nga detyra e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe emërohet Komandant i Forcës Tokësore.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 7750
Tiranë, më 16.08.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI