Presidenti Nishani dekreton lirim nga detyra dhe dalje në lirim nr. 7748

Presidenti Nishani dekreton lirim nga detyra dhe dalje në lirim nr. 7748

D E K R E T
PËR
LIRIM NGA DETYRA DHE DALJE NË LIRIM

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Agim LALA, lirohet nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe del në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 7748
Tiranë, më 16.08.2012

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                  
BUJAR NISHANI