16 Gusht 2012 Presidenti Nishani dekreton lirim nga detyra nr. 7754
D E K R E T
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Jeronim Rasim BAZO, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. I dekretit 7754
Tiranë, më 16.08.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI