Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari

D E K R E T
PËR
LIRIM NGA DETYRA DHE DALJE NË LIRIM

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikë 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore dhe del në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 8190
Tiranë, më 21.05.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                  BUJAR NISHANI