Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Detare, Gjeneral Brigade Qemal Demçe Shkurti

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Detare, Gjeneral Brigade Qemal Demçe Shkurti

D E K R E T
PËR
LIRIM NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 163 të Kushtetutës, si dhe germës “c”, të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 9018
Tiranë, më 30.03.2015 

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                            BUJAR NISHANI