Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Qendrës së Personel Rekrutimit, Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Qendrës së Personel Rekrutimit, Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani

D E K R E T

PËR
LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani lirohet nga detyra e  Komandantit të Qendrës së Personel Rekrutimit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 8245
Tiranë, më  04.07.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                           BUJAR NISHANI