Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandatit të Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Frederik Mark Beltoja

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandatit të Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Frederik Mark Beltoja

D E K R E T

PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS AJRORE

Në mbështetje të neneve 93 dhe 169 pika 3 të Kushtetutës, si dhe nenit 9 pika 3 gërma c të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Gjeneral Brigade Frederik Mark BELTOJA, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.
Nr. Dekretit 8699
Tiranë, më 01.09.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            

BUJAR NISHANI