9 Prill 2014 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Kundëradmiral Kristaq Gerveni, Përfaqësues Ushtarak në Përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë në Shtabin e NATO-s në Bruksel
D E K R E T
PËR
LIRIMI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 8 të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Kundëradmiral Kristaq Gerveni, lirohet nga detyra e Përfaqësuesit Ushtarak në Përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8538
Tiranë, më 09.04.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI