Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi

D E K R E T

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3 të nenit 169 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të pikes 3/b të nenit 30 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit   8370
Tiranë, më 07 nëntor 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                   
                                                                                                     BUJAR NISHANI