Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Behar Bejko, ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Behar Bejko, ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Behar Bejko, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
Nr. Dekretit 8594
Tiranë, më 17.06.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI