Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Bujar Dida, ambasador në Japoni

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Bujar Dida, ambasador në Japoni

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Bujar Dida, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Japoni, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9016
Tiranë, më 26.03.2015  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI