17 Shtator 2014 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Fatos Kërçiku, ambasador në Republikën e Indisë
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2 të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Fatos Kërçiku, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Indisë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8713
Tiranë, më 17.09.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI