31 Janar 2014 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Islam Lauka, ambasador në Republikën e Kosovës
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Islam Lauka, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8480
Tiranë, më 31.01.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI