Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Kujtim Xhani, ambasador në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë dhe në Republikën Socialiste të Vietnamit

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Kujtim Xhani, ambasador në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë dhe në Republikën Socialiste të Vietnamit

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Kujtim Xhani, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë dhe në Republikën Socialiste të Vietnamit, rezident në Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9466
Tiranë, më 16.03.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI