Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Nuri Domi, ambasador në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe në Republikën Arabe të Sirisë, Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Xhamaharinë e Madhe Arabe Popullore Socialiste të Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe Republikën e Sudanit, jorezident

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Nuri Domi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, si dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Sirisë, Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Xhamaharinë e Madhe Arabe Popullore Socialiste të Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze si dhe Republikën e Sudanit, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
Nr. Dekretit 8596
Tiranë, më 17.06.2014

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI