20 Gusht 2013 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Rrok Logu, ambasador në Vatikan rezident, dhe Urdhrin Sovran Ushtarak të Maltës, jo rezident
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Rrok Logu, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Vatikan, resident, si dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8295
Tiranë, më 20.08.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI