Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Tonin Beci, ambasador në Malin e Zi

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Tonin Beci, ambasador në Malin e Zi

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Tonin Beci, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
Nr. Dekretit 8595
Tiranë, më 17.06.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI