Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të znj. Besiana Kadare ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO)

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të znj. Besiana Kadare ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO)

D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Besiana Kadare, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9467
Tiranë, më 16.03.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI