3 Shtator 2013 Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të znj. Margarita Gega, ambasadore në Misionin e Përhershëm në Strasburg
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Margarita Gega, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8297
Tiranë, më 03.09.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI