Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të zotit Bujar Iljazi, prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të zotit Bujar Iljazi, prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër

D E K R E T

PËR
         LARGIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 149, pika 3 të Kushtetutës, si dhe të nenit 8, pika 2, gërma “c” dhe të nenit 27, pika 1, gërma “b”, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

Dekretoj

Neni 1

Zoti Bujar Iljazi, prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër, të lirohet nga kjo detyrë, për shkak të plotësimit të moshës për daljen në pension.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8196
Tiranë, më 23.05.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                      BUJAR NISHANI