27 Janar 2016 Presidenti Nishani dekreton një ndryshim në dekretin nr. 7818, datë 16.11.2012 “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së parë, të apelit dhe të gjykatave administrative, si dhe caktimin e kompetencave tokësore dhe selisë qendrore të gjykatave administrative ”
D E K R E T
PËR
NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 7818, DATË 16.11.2012, “PËR CAKTIMIN E NUMRIT TË GJYQTARËVE PËR ÇDO GJYKATË TË SHKALLËS SË PARË, TË APELIT DHE TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE, SI DHE CAKTIMIN E KOMPETENCAVE TOKËSORE DHE SELISË QENDRORE TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE”
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, nenit 8 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 4 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Drejtësisë,
D E K R E T O J
Neni 1
Ndryshimin e pikës 8, të nenit 4 të dekretit nr.7818, datë 16.11.2012, “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së parë, të apelit dhe të gjykatave administrative, si dhe caktimin e kompetencave tokësore dhe selisë qendrore të gjykatave administrative ”, si më poshtë :
“ Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, 13 gjyqtarë ” .
Neni 2
Ngarkohet Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë për zbatimin e këtij dekreti.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 9409
Tiranë, më 27.01.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI