16 Janar 2013 Presidenti Nishani dekreton propozim të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP
DEKRET
PËR PROPOZIMIN E INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË INSPEKTORATIT TË LARTË TË DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 11, pika 2, të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar.
Dekretoj
Neni 1
Zonja Zana Xhuka dhe zoti Shkëlqim Ganaj i propozohen Kuvendit të Shqipërisë për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Neni 2
Ky dekret hyn menjëherë.
Nr. Dekretit 7928
Tiranë, më 16.01. 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI