29 Dhjetor 2013 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen menjëherë të ligjit nr. 181/2013
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 181/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 181/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8448
Tiranë, më 29 dhjetor 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI