Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen menjëherë të ligjit nr. 182/2013

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen menjëherë të ligjit nr. 182/2013

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI
DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 182/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 182/2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8449
Tiranë, më 29 dhjetor 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

     BUJAR NISHANI