Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen menjëherë të ligjit nr. 183/2013

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen menjëherë të ligjit nr. 183/2013

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI
DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 183/2013 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7811, datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)””.

   Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 183/2013 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7811, datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)””.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8450
Tiranë, më 29 dhjetor 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                              BUJAR NISHANI