Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 126/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 126/2014

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 126/2014  “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë sovrane dhe të zhdëmtimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, bankës Vseobecna Uverova Banka,  a.s., Sllovaki, dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a., për kundërgarancinë e bankës Vseobecna Uverova Banka, a.s., Sllovaki, për marrëveshjen e garancisë bankare ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., dhe bankës Vseobecna Uverova Banka, a.s., Sllovaki, dhe për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a.”.

     Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 126/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë sovrane dhe të zhdëmtimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, bankës Vseobecna Uverova Banka,  a.s., Sllovaki, dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a., për kundërgarancinë e bankës Vseobecna Uverova Banka, a.s., Sllovaki, për marrëveshjen e garancisë bankare ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., dhe bankës Vseobecna Uverova Banka, a.s., Sllovaki, dhe për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a.”.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Nr. Dekretit 8724
Tiranë, më 26.09.2014  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                              BUJAR NISHANI