Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 137/2015

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 137/2015

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 137/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 137/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Nr. Dekretit 9373
Tiranë, më 18.12.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI