5 Mars 2013 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 93/2013
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 93/2013 “Për ratifikimin e kontratës për shitjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., të lidhur ndërmjet Minstrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Kurum International”, sh.a.”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 93/2013 “Për ratifikimin e kontratës për shitjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., të lidhur ndërmjet Minstrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Kurum International”, sh.a.”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8046
Tiranë, më 05.03.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI