Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 116/2013

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 116/2013

D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 116/2013 “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline AG, lidhur me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), si dhe të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatik Pipeline AG, në lidhje me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP)”.

Nr. Dekretit 8106
Tiranë, më 18.04.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                              BUJAR NISHANI